Vajza, ja çfarë duhet të dini për shëndetin tuaj intim gjatë vjeshtës

E publikuar: 17/10/2017 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fatmirësisht, vjeshta ka ndikim pozitiv në shëndetin tuaj intim, pasi temperaturat normalizohen dhe niveli i infeksioneve dhe baktereve mund të bjerë në krahasim me verën.

Por duhet të keni parasysh se në vjeshtë ju keni trashëguar problemet e verës, të cilat duhen kuruar në kohë.

Duhet theksuar se vera mund të sjellë shumë dëme për zonën tuaj intime, pasi vet temperaturat e larta favorizojnë zhvillimin e baktereve dhe infeksioneve. Nga ana tjetër depilimi më i shpeshtë si dhe kontakti i shpeshtë me ujin në det apo frekuentimi i pishinave është një burim i madh infeksionesh.

Prandaj për të gëzuar një shëndet të mirë intim dhe për ti dhënë zgjidhje problematikave të shkaktuara nga vera, është tepër e këshillueshme të bëni një vizitë te gjinekologu, për të marrë mjekimin e duhur, duke i thënë në këtë mënyrë “lamtumirë” infeksioneve dhe për të shijuar një vjeshtë sa më të shëndetshme.

Gjithashtu, kini parasysh pastrimin e zonës intime me detergjentët e posaçëm dhe mundohuni të shmangni veshmbathjet sintetike të cilat nuk janë higjenike.

Duhen shmangur gjithashtu edhe veshjet shumë të ngushta, të cilat vetëm se acarojnë zonën intime.

Edhe getat, të cilat janë tipike për këtë sezon, mundohuni ti zgjidhni sa më cilësore, pasi djersitja dhe krijimi i lagështirës në zonën intime është shkaktar infeksionesh.