Vajza i plotëson dëshirën nënës me sëmundje të rëndë (Foto)

E publikuar: 23/01/2019 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshira e një nëne me kancer për të parë vajzën e saj të martuar para se të vdiste është plotësuar.

Cindy Davies u diagnostikua me kancer në mitër gjashtë javë më parë dhe kishte frikë se nuk do jetonte dot për të parë vajzën e saj Kerry Webb duke u martuar me Dean Badhams-Williams.

Por me ndihmën e spitalit Saint Michael’s Hospice në Hereford, 31-vjeçarja dhe Dean ndryshuan planet e martesës dhe zhvilluan një ceremoni martesore në dhomën e nënës së sëmurë.

Bride Kerry u shoqërua nga gjyshi i saj Gordon Thomas.

“Nuk doja të martohesha pa qenë nëna ime aty. Doja të më shihte me vello”, tha vajza.

Pesë fëmijët e saj, Shania, 15 vjeç, Kenz, 12, Levi dhe Daisy, 3 vjeç, dhe Rico, 1 vjeç, gjithashtu morën pjesë në ceremoni. /oranews/