Vajza befason babanë për Krishtlindje, i dhuron arushin lodër nga i cili dëgjohet zëri i nënës së tij të ndjerë (Video)

E publikuar: 28/12/2018 03:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua ka shpërndarë një video emocionuese ku babai i saj nuk mund të ndalë lotët, kur arushin lodër që ia dhuron ka të instaluar një pajisje brenda nga e cila del zëri i nënës së tij të ndjerë.

Melia Tinnin nga Karolina e Veriut, ka shpërndarë videon në Twitter, ku shihet babai i saj duke qeshur fillimisht me dhuratën që ia kishte dhuruar për Krishtlindje, transmeton Telegrafi.

Megjithatë gjithçka ndryshon kur kërkon nga ai që t’ia shtyp dorën arushit, dhe menjëherë aktivizohet pajisja nga e cila del zëri i nënës së tij të ndjerë.

“Babai im nuk është duke pranuar të blejë iPhone, sepse zëri i regjistruar në telefon i nënës së tij në android nuk mund të bartet tek pajisjet e Apple, kështu që menduam t’ia instalojmë një pajisje në arushin lodër”, ka deklaruar Melia.

Kjo video është shpërndarë në masë të madhe dhe deri më tani ka marrë miliona klikime nga e mbarë bota. /Telegrafi/