Vajza 12-vjeçare vdes për shkak të zakonit të ndaluar

E publikuar: 02/02/2020 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë në Egjipt ndërroi jetë pas gjymtimit gjenital dhe prindërit e saj dhe mjeku që kryen procedurën u arrestuan. Vdekja e 12-vjeçares ishte arsyeja që prokurori publik egjiptian të urdhëronte arrestimin e prindërve të saj dhe mjekut që kreu procedurën, i njohur gjithashtu si rreth-prerje femre, tha zyra e prokurorit.

Ligji, i miratuar në vitin 2008, ndalon gjymtimin e organeve gjenitale të grave, transmeton KosovaPress. Një studim i vitit 2015 nga qeveria egjiptiane zbuloi se 87 për qind e grave midis moshës 15 dhe 49-vjeç ishin gjymtuar.

Në vitin 2016, Parlamenti egjiptian miratoi ndryshime në ligj, duke bërë rreth-prerjen, e cila ishte një kundërvajtje deri atëherë, një vepër penale e dënueshme me gjykime të ashpra dhe dënime. Sidoqoftë, aktivistët për të drejtat e grave besojnë se ka akoma zbrazësi në ligj.

Përkatësisht, ligji penal ndëshkon gjymtimin e organit gjenital të femrës vetëm në rastet kur nuk ka justifikim mjekësor. Që nga mesi i viteve 1990, Egjipti është përballur me një numër në rritje të rasteve të tilla, një zakon shekullor për të cilin besohej gabimisht se kontrollonte seksualitetin e grave./tch/