V-Magazine: Era, pop-ylli që është duke fituar gjithë botën

E publikuar: 30/08/2016 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Era Istrefi është bërë krenaria e gjithë shqiptarëve.

Suksesi i saj është në rritje çdo ditë e më tepër. Intervista, top-lista, emisione nga më të ndryshmet realizime të këngëve të reja janë vetëm disa nga gjërat që mund të numërohen tani për Erën.

Era ka arritur që të marrë vëmendjen e gjithë botës falë punës së saj dhe këngës ‘Bonbon’ që u shndërrua në hit botërorë.

Ndërsa Era tani ka realizuar intervistën e saj të radhës për V-Magazine, një ndër më të njohurat në  botë.

V-Magazine ka cilësuar Erën si pop-ylli që është duke fituar gjithë botën. Kurse nuk duhet harruar dhe nuk duhet shmangur faktin se Era është e para artiste nga Kosova që ka arritur të jetë yll përmes një kënge të kënduar shqip. Pra ‘Bonbon’ ka kapur zemrat dhe veshin e çdo njeriu edhe nëse nuk kanë njohur asnjë fjalë të vetme nga gjuha shqipe.

Ky sukses është i vetëm, i Erës dhe gjithë bashkëpunëtorëve të saj.

Kjo është intervista për V-Magazine:

V-Magazine:Cilat janë ikonat e muzikës për ju?

Era: Rihanna dhe Lana Del Rey.

V-Magazine: Cili është albumi i parë që keni blerë?

Era: Goodies nga Ciara.

V-Magazine: Cilët janë artistët më të dëgjuar nga ju tani?

Era: Tani për tani? Albumi i ri nga James Blake-The Colou in Anything, Beyonce-Lemonade dhe Kanye West-The Life of Pablo.

V-Magazine: Pjesa juaj e preferuar në lidhje me turnet do të duhet të jetë…

Era: Unë nuk kam pasur rastin të udhëtojë edhe ndërkombëtarisht, por në përvojën time në vendin tim (të Kosovës), e dua ndjenjën e të qenurit në skenë dhe e pëlqejë të bashkëveprojë me fansat e mi.

V-Magazine: Si mund ta përshkruani stilin tuaj?

Era: Unë zgjedh të mos jem e përcaktuar. Nuk më pëlqen etika. Dua të jemë kushdo që unë dua të jem.

V-Magazine: A je nervoze ndonjëherë para se të ngjitesh në skenë?

Era: Nganjëherë po dhe nganjëherë jo, varet se si jam në ato momente unë, ose energjia rreth meje, e cila është shumë e rëndëishme për mua. Më duhet ti rikujtoj vetes që të qetësohem.

V-Magazine: Gjëja më e mirë e të qenurit performuese/këngëtare është…

Era: Të shprehurit e vetes suaj (autentike) dhe të qenurit e dashur për atë. Si një interpretuese, gjëja më e mirë është se ju mund të praktikoni dhe praktika të bënë të përsosur.