Uthulla e mollës mund t’jua shkatërrojë organet: Kështu kurrë nuk bën ta përdorni!

E publikuar: 12/10/2017 02:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për këtë artikull supershërues ekzistojnë edhe shumë lajthitje, të cilave assesi nuk bën t’u besoni.

Çdo shfrytëzim duhet të jetë i kujdesshëm, sepse përdorimi i tepërt i këtij artikulli megjithatë mund t’i bëjë dëm organizmit!

Për fillim, përdorimi i drejtë i uthullës së mollës nuk do të duhej të jetë më shumë se 5 lugë të vogla në ditë.

Mund të përdoret në sallata, gjellë, me perime, por edhe të pihet në gotë uji. Mirëpo sasia e tepërt e uthullës së mollës mund të irritojë lukthin, të shkatërrojë zmaltin e dhëmbëve dhe të dëmtojë ezofagun.

Pa marrë parasysh të gjitha këto cilësi pozitive të saj, uthulla është shumë e fortë edhe me përdorimin e gabuar mund t’i bëni vetes më shumë dëm sesa dobi, transmeton Telegrafi.

Mos pini uthull molle në lukth të zbrazët

Thartira e uthullës dhe e mollës mund të irritojnë lukthin nëse e pini esëll. Për t’u ndier të ngopur, por që të mos keni efekte anësore të ngërçeve dhe dhembjeve, më mirë është të hani kafjall të pasur me proteina.

Në atë racion mund të përdorni uthullën e mollës apo ta pini në gotë uji pas ngrënies.

Lajthitja mbi eliminimin e toksinës

Vetëm pirja e uthullës së mollës nuk është mënyrë natyrale e pastrimit nga toksina, sepse organizmi ynë tashmë ka sistemin e vet.

Mëlçia, veshkat dhe zorrët i ndihmojnë trupit të absorbojnë materiet ushqyese, ndërkaq ato të cilat nuk janë të dobishme i nxjerrin jashtë nëpërmjet urinës dhe jashtëqitjes. Vetëm pirja e uthullës së mollës nuk është mënyrë e mirë.

Uthulla e mollës si probiotik

Probiotikët mund të ndihmojnë që të përmirësoni shëndetin e zorrëve dhe të keni metabolizëm të rregullt. Kjo ndodh për shkak të fermentizimit të uthullës, e cila përmban baktere të mira.

Lajthitja rreth kësaj cilësie pozitive është që ajo mund të gjendet në çdo uthull të mollës të blerë, – kjo nuk është e vërtetë.

Vetëm uthulla e mollës e pasterizuar përmban enzima, proteina dhe probiotikë, sepse me pasterizim ato eliminohen. /Telegrafi/