Uthulla e mollës maska ideale për puçrrat në fytyrë

E publikuar: 30/06/2015 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Uthulla e mollës është një produkt ideal që mund të përdoret për të kuruar një fytyrë me puçrra.

Uthulla e mollës balancon nivelin e pehashit (pH) të lëkurës dhe shmang vetitë antibakteriale dhe antiseptike për puçrrat e shkaktuara nga faktorët e sipër përmendur.

Gjithashtu përmban acid laktik dhe acid malik, të cilët ndikojnë në pastrimin dhe zbutjen e lëkurës.

Për përgatitjen e saj në fillim përzieni një lugë çaji uthull molle me tre lugë ujë.

Pastroni fytyrën nga “make up”-i dhe thajeni me një peshqir të pastër.

Merrni një pambuk, lageni me masën e përgatitur dhe lyeni fytyrën duke shmangur zonën e syve.

Lëreni për 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.

Kjo është një maskë e cila mund të përdoret 3 herë në javë.