Ushtron në shufrën paralele, duke shfrytëzuar vetëm gishtat e mesit (Video)

E publikuar: 19/09/2018 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Narek Hakobyan nga Armenia, ka treguar aftësitë e shkathëta në gishta, për të ushtruar në shufrën paralele, të vendosur në mes dy pemëve.

Pasi i shfrytëzon dy gishtat si grepa, ai e ngritë tërë peshën trupore, ndërsa rrotullohet i tëri, transmeton Telegrafi.

Manovrën e vështirë, që shumë njerëz as që mund ta paramendojnë, 29-vjeçari e ka adoptuar duke ushtruar për çdo ditë nga tri orë.

“Gjithmonë më kanë pëlqyer sportet ekstreme, por nuk kam mundësi të shkoj diku më larg se vendbanimi im rural, andaj improvizoj me atë që kam mundësi”, ka thënë Hakobyan.

Armen i cili mund të kryej edhe lëvizje tjera fizike, që janë shumë të vështira, pritet të vizitohet prej organizatave të ndryshme sportive, për të treguar talentin që ka. /Telegrafi/