Ushtrimi që duhet ta bëni për ta shmangur hipertensionin vdekjeprurës

E publikuar: 08/02/2019 15:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veçse e dimë se shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje e cila i prekë miliona njerëz anë e mbanë botës, ndërkaq shkaktohet duke mos bërë mjaftueshëm ushtrime fizike dhe si pasojë e një diete të pashëndetshme.

Hipertensioni shkakton stres ekstra në enë të gjakut dhe është vital për organet. Ju mund t’i zvogëloni simptomat vdekjeprurëse të shtypjes së gjakut duke bërë rregullisht peshëngritje, transmeton Telegrafi.

Daria Kantor, themeluese e aplikacionit të fitnesit ‘TrueBe’, thotë se ushtrimet me peshëngritje janë më të mirat për t’ju ndihmuar ta ulni shtypjen e lartë të gjakut.

Ndonëse ka gjasa të shkaktojë rritje të shpejtë të shtypjes së gjakut kur i filloni ushtrimet me peshëngritje, ato do t’ju ndihmojnë ta zvogëloni rrezikun e hipertensionit përgjatë një periudhe disa mujore.

Kantor thotë se peshëngritja ka efekte pozitive në shëndetin e përgjithshëm.

Vlen të ceket se shtypja e lartë e gjakut është diçka që gjithsecili njeri duhet të synojë ta shmangë, pasi që në mënyrë drastike e rritë rrezikun e sëmundjeve serioze si ato të zemrës, bllokadat e gjakut, sulmet e trurit, sëmundjet e veshkave, etj. /Telegrafi/