Ushtria në Mianmar thotë se do bëjë hetim të brendshëm për Rohingiat

E publikuar: 14/10/2017 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e ushtrisë në Mianmar thonë se kanë filluar një hetim të brendshëm për veprimet e trupave birmaneze në shtetin Rahkine, ku forcat ushtarake të Mianmarit akuzohen se kanë kryer mizori të shumta ndaj pakicës myslimane Rohingia.

Mijëra pjesëtarë të këtij komuniteti kanë shkuar në Bangladesh që nga gushti.

Megjithatë nuk është ende e qartë se kur do t’i publikojë përfundimin e hetimit ushtria.

Në mes në krizës humanitare që po thellohet, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan po bën thirrje që Rohingiat të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Zoti Annan tha në një takim privat të Këshillit të Sigurimit se Rohingiat kanë nevojë për ndihmë që të marrin përsëri shtëpitë e tyre, dhe të jo të dërgohen në kampe refugjatësh.

Rreth 400 vetë kanë humbur jetën nga dhuna në shtetin Rakhine.

OKB-ja dhe një numër vendesh e kanë quajtur gjendjen e krijuar “spastrim etnik”, ndërsa Mianmari i mohon akuzat, duke thënë se situate është krijuar për shkak të terrorizmit.