Ushtria izraelite rrëzon një dron sirian spiunazhi

E publikuar: 11/11/2017 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Izraeli rrëzoi një avion ushtarak spiun pa pilot sirian pranë kufirit të shtunën, tha ushtria izraelite.

Ushtria izraelite e goditi avionin me një raketë interceptuese Patriot ndërsa përshkonte zonën e çmilitarizuar Golan, në drejtim të Izraelit.

Ushtria konfirmoi se avioni nuk ishte ushtarak dhe se do të hetonte nëse ai kishte lidhje me Iranin apo Hezbollahun.