Ushtria egjiptiane parandalon një sulm terrorist

E publikuar: 15/10/2017 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat egjiptiane të sigurisë parandaluan një sulm ekstremist ndaj objekteve ushtarake në gadishullin e Sinait, një ditë pasi gjashtë policë u vranë nga kryengritësit në rajon, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Në deklaratë thuhej se një grup kryengritësish hynë në perimetrin e objektit ushtarak që ruhet nën masa të rrepta sigurie në qytetin el-Arish në veri të Sinait për të kryer “sulmin terrorist”.

Ekstremistët që kishin veshur uniforma të ushtrisë egjiptiane, ishin armatosur me granada dhe armë zjarri dhe kishin breza me eksplozivë që përdoren në sulme vetëvrasëse, tha Tamer El-Refaie, një zëdhënës i ushtrisë egjiptiane.

Rafaie nuk tha se sa ekstremistë ishin vrarë nga sulmi. Port ë paktën një ekstremist u vra nga shpërthimi i brezit me eksplozivë që kishte.

Egjipti po lufton ndaj një kryengritjeje gjithnjë e më të dhunshme në pjesë të Sianit verior, në kufi me Rripin e Gazës dhe Izraelin. Fushata e militantëve u përshpejtua pasi ushtria egjiptiane përmbysi presidentin e zgjedhur islamist, Mohammed Morsi në vitin 2013.