Ushtria e Kosovës, peng i Beogradit

E publikuar: 31/07/2015 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës po mbahet peng nga Lista Serbe dhe ka rrezik që Qeveria e Kosovës të hyjë në lojëra të rrezikshme dhe në pazare të rënda për ushtrinë e ardhshme të shtetit.

Këto janë dyshimet që i kanë shfaqur deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten gjatë seancës plenare, të cilët kanë kërkuar procedimin e amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të FAK-ut.

Ishte deputeti, Rexhep Selimi, ai i cili kërkoi sqarime për mosprocedimin e FAK-ut, duke tërhequr vërejtjen se mazhoranca ka rrezik që të hyjë në pazare me Listën Serbe për themelimin e Ushtrisë së Kosovës shkruan zeri.

“Qeveria po luan lojë të rrezikshme dhe po bën pazar të rëndë për Kosovën, duke e pyetur Beogradin përmes Listës Serbe për Ushtrinë e Kosovës”, tha Selimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Duke e ditur se amendamentet kushtetuese për krijimin e FAK-ut kërkojnë votën e dyfishtë të minoritarëve, ai tha se kjo tregon se Lista Serbe përmes direktivave të Beogradit e ka bllokuar çështjen e krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Në seancën plenare të legjislativit, deputeti nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka ngritur çështjen e zvogëlimit të buxhetit për veteranët e luftës së UÇK-së për 6 milionë euro më pak