Ushtria del në rrugët e Britanisë së Madhe, blindohet shteti

E publikuar: 23/05/2017 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmi i djeshëm terrorist në Mançester të Britanisë së Madhe ka ngritur në nivelin maksimal alarmin e sigurisë.

Për këtë arsye, në rrugët e Britanisë së Madhe do të dalë ushtria për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Këtë fakt e ka pohuar Kryeministri e Britanisë së Madhe Theresa May sonte gjatë një konference për shtyp.

Ajo tha se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur dhe për këtë arsye ushtarët do të dalin në rrugë në vende strategjike.

Në sulmin e djeshëm terrorist në koncertin e Ariana Grande në Mançester humbën jetën 22 persona, shumica prej të cilëve fëmijë.

Pak muaj më parë, Londra u godit edhe nga një tjetër sulm terrorist./SYRI.net/