Ushtria amerikane nuk tërhiqet nga lufta kundër ISIS

E publikuar: 18/06/2015 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë një përpjekje të presidentit amerikan Barak Obama se është i detyruar të tërheqë forcat amerikane të vendosura për të luftuar ISIS.

Rezoluta e propozuar përcaktonte se trupat duhet të tërhiqen brenda 30 ditësh, ose deri në fund të vitit, nëse Kongresi nuk e miraton luftën kundër militantëve të ISIS-it në Irak dhe Siri, transmeton AP.

Rezoluta do të duhej të “detyrojë Kongresin që ta kryejë punën e vet” dhe të votojnë formalisht aksionin ushtarak kundër ISIS-it.

Rezolutë të njëjtë Obama kishte kërkuar në shkurt por ajo është ndaluar nga Kongresi.