Ushtria Amerikane kërkon falje për një postim në Twitter

E publikuar: 02/01/2019 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të Amerikës, kërkoi falje për një postim në Twitter, me të cilin tha se është e gatshme “të hedhë diçka shumë, shumë më të madhe” se topi që bie në natën e Vitit të Ri në Times Square të Nju Jorkut

Mesazhi, i postuar natën e Vitit të Ri, u shoqërua me një video që tregonte një bombardues B-2 duke hedhur armë.

Komanda Strategjike më vonë e fshiu postimin, duke thënë se ai ka pasur “shije të dobët” dhe e ka zëvendësuar duke kërkuar falje.

“Ne jemi të përkushtuar për sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve”, tha Komanda Strategjike.

Në sheshin e Nju Jorkut çdo vit hidhet një top nga një rrokaqiell për të shënuar fillimin e vitit të ri.

Tradita ka nisur qysh në vitin 1907. /REL