Ushtria amerikane do të ndihmohet nga droni vetëvozitës, që identifikon nëndetëset armike (Video)

E publikuar: 05/02/2018 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Droni vetëvozitës që identifikon nëndetëset armike, do të jetë së shpejti një ndër armët kryesore të ushtrisë amerikane.

“Gjuetari i Detit’ që është i gjatë 40 metra, mund të lundrojë mijëra kilometra, pa asnjë pjesëtar të ekuipazhit, transmeton Telegrafi.

Ky dron, që për dallim nga ato që fluturojnë është i dizajnuar për ujë, tashmë është duke pilotuar vet në det, ndërsa së shpejti do të hyjë zyrtarisht në funksion.

Mund të lëvizë deri në 50 kilometra në orë, teksa shfrytëzon kamerat dhe radarët, që të tregojë lokacionin, si dhe të verifikojë lëvizjet nën sipërfaqen e detit. Deri më tani është vetëm një platformë vrojtuese, ndërsa nuk ka në bord ndonjë armë.

Me anë të këtij droni, që do ta lehtësojë operimin detar në masë të madhe, pritet të nisë një epokë e re mbi nëndetëset luftarake.

Pas dy vitesh testime, projekti i është dorëzuar Zyrës për Kërkime Detare, ndërsa prej vënies në funksion, pritet të operojë për 90 ditë pandërprerë.

Ndërtimi saj ka kushtuar 20 milionë dollarë, ndërsa për çdo ditë shpenzon nga 20 mijë dollarë, gjë që është shumë më pak se shpenzimet e anijeve të zakonshme. /Telegrafi/