Ushtria Amerikane demonstron HoloLens në dyluftime dhe stërvitje reale

E publikuar: 08/04/2019 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur punonjësit e Microsoft protestuan kontratën 479 milionë dollarësh HoloLens me Ushtrinë Amerikane, u ngrit një shqetësim me vend: si do të ngjante ky sistem? Tashmë kemi një ide të qartë.

Ushtria ka paraqitur një demo të hershme të Integrated Visual Augmentation System, që përdor një HoloLens 2 të modifikuar për të ofruar asistencë në dy luftime dhe trajnime.

Duket sikur të ishte një Call of Duty i vërtetë kur ushtarët mund të shohin pozicionet e ekipit në hartë, një kompas dhe madje edhe plumbat që kanë ngelur në armë.

Imazhet termale ndihmojnë ushtarët të shohin në errësirë njësoj si me syzet e natës. Gjatë trajnimit IVAS mund të tregonte edhe të dhëna të gjendjes shëndetësore si ritmi i zemrës dhe fuqinë e shikimit.

Pajisja aktuale HoloLens 2 është tepër e madhe për helmetat ekzistuese, megjithatë një lider i ushtrisë kishte thënë se në gjashtë muajt e ardhshëm do të krijohen syze të përshtatshme.

Mijëra ushtarë do të përdorin IVAS nga 2022 dhe 2023 ndërsa një implementim masiv i tyre do të fillojë në 2028.

Demoja ishte ndërtuar për të adresuar shqetësimet e gjithë kritikëve por edhe mbarë industrisë. Megjithatë nuk ndryshon objeksionet kryesore si përkushtimi i Microsoft ndaj një projekti ushtarak. /PCWorld Albanian