Ushtari me aftësitë e mahnitshme të kamuflimit, vështirë të dallohet se ku ndodhet (Foto)

E publikuar: 11/12/2017 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është hedhur në internet një imazh, brenda së cilit është një ushtar i kamufluar i ushtrisë së Wales në Britani të Madhe.

Uniforma dhe aftësitë e tij të mahnitshme për tu fshehur, kanë bërë që shikuesit të mbesin duke shikuar fotografinë, pa pasur mundësi ta gjejnë, transmeton Telegrafi.

Vështirë të vërehet se ku ndodhet

“Më është mjegulluar shikimi, nuk është në asnjë cep”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Disa e kanë vërejtur nga reflektimi në helmetë

Mirëpo, disa të tjerë me shikim shumë më të mirë dhe që kanë shërbyer në ushtri, ia kanë dalë që ta gjejnë lokacionin e tij, nga reflektimi në helmetë. /Telegrafi/