Ushtari kthehet papritmas pas dy vitesh, reagimi i nënës është mbresëlënës (Video)

E publikuar: 10/10/2017 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e paemëruar nga Los Angeles e Shteteve të Bashkuara, nuk ka mundur t’i besonte syve kur para saj iu shfaq i biri, që kishte nisur shërbimin ushtarak para dy vitesh.

Ajo ka nisur të vraponte duke bërtitur, ndërsa nga emocionet nuk mundte as t’i afrohej, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kam parë qe dy vjet”, dëgjohet duke thënë e ëma, ndërsa më në fund nisi ta përqafonte atë.

As të pranishmit tjerë nuk kanë qenë në dijeni, se familjari tyre do të kthehej papritmas dhe t’i befasonte gjatë ahengut. /Telegrafi/