Ushtari amerikan vdes në kampin Bondsteel

E publikuar: 26/05/2018 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ushtar amerikan ka vdekur para dy ditësh në kampin Bondsteel.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njofton se rreshteri i Ushtrisë Amerikane, Conrad A. Robinson, 36 vjeç, vdiq të enjten në kampin Bondsteel në Kosovë.

Robinson ishte i vendosur në Operacionin Gardiani i Përbashkët, mision i përbashkët i NATO-s për të ndihmuar Kosovën, si specialist mjekësor parandalues.

Vdekja e Robinsonit është ende duke u hetuar. /Kallxo.com