Ushtaraku që zbrazi armën në bankë flet i penduar në gjyq: S’më del llogaria, kam dy fëmijë (Video)

E publikuar: 25/05/2018 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre ditë më parë 25 vjeçari Olcion Muça iu drejtua një banke të nivelit të dytë në Lushnje i armatosur me armën e punës, në tentativë për të vjedhur paratë.

Pavarësisht tentativës, ushtaraku nuk mundi dot as të hyjë në ambientet e bankës pasi rojet e sigurisë arritën të mbyllin dyert, por kjo nuk e ndaloi 25 vjeçaerin që të qëllonte disa herë më armë drejt godinës e më pas të largohej.

Nuk vonoi shumë dhe policia arriti ta arrestojë të riun, i cili sot ka dalë para gjykatës, që vendosi masën e burgut pa afat.

Olcion Muça është shfaqur i penduar në gjyq duke deklaruar se ishte në gjëndje të rënduar psikologjike, pasi nuk ka mundësi që të mbajë familjen e tij financiarisht. 25 vjeçari është shprehur se ka dy fëmijë dhe rroga e tij nuk i del.

Olcion Muça eshte 25-vjecari i cili tre dite me pare tentoi te grabiste nje banke ne Lushnje. Ushtari profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.

“Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat, por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë”-tha Muça./Gazeta Express