Ushqimet që nuk duhet ti prekin kurrë buzët tuaja

E publikuar: 12/10/2017 04:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne ju rendisim më poshtë se çfarë nuk duhet të jetë kurrë pjesë e dietës suaj dhe që duhet eliminuar menjëherë.

1. Domatet e konservuara

Vlerat ushqyese të domates janë të ditura, por kjo nuk do të thotë që domatet e para që ju dalin para syve, të jenë pikërisht ato që duhen blerë. Tregoni kujdes në përzgjedhjen e tyre! Domatet e konservuara mund t’ju kursejnë kohën, por s’mund të jenë kurrë po aq të shijshme sa organiket!

2. Kokoshkat në mikrovalë

Kimikatet, duke përfshirë acidin perfluorooctanoic, në ambalazhin e kokoshkave bëhen shkaktare për nxitjen e infertilitetit tek njerëzit. Studimet tregojnë se mikro-avullimi i bën kimikatet të avullojnë tek kokoshkat tuaja.

Tregohuni të vëmendshëm pasi ato janë shkaktar i kancerit të mëlçisë dhe pankreasit.

3. Patatet joorganike

Perimet e rrënjosura nën tokë thithin herbicide, pesticide dhe fungicide. Në rastin e patateve, perimet më të përdorura, duhet të tregoni kujdes të veçantë! Lejini të qëndrojnë për pak kohë në ujë pasi ti keni qëruar dhe mundohuni të mos i përdorni aq shpesh.

4. Qumështi i prodhuar me hormone artificiale

Problemi qëndron se prodhuesit e qumështit i trajtojnë bagëtitë e tyre me hormone dhe kjo gjë shfaq infeksione në qumësht. Ky lloj qumështi i prodhuar nga këto kafshë, mund të kontribuojë në përhapjen e kancerin të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.