Ushqimet që duhet shmangur nëse do të udhëtoni me aeroplan

E publikuar: 12/12/2017 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngrënia para udhëtimeve është paksa komplekse, e veçanërisht nëse jeni person që hani shëndetshëm.

Kur vendosni se çfarë të hani para se të hipni në aeroplan, ka disa ushqime nga të cilat duhet të qëndroni larg, transmeton Telegrafi.

Ushqimet e djegsta

Nëse keni stomak të ndjeshëm, atëherë qëndroni larg nga ushqimet e djegsta. Këto ushqime vetëm sa jua keqësojnë problemin dhe mund të shkaktojnë probleme me sistemin e tretjes.

Mollët

Për disa njerëz, ngrënia e pemëve si molla mund të shpijë në irritim të sistemit tretës. Sasia e lartë e fibrave mund të jetë e vështirë për trupin ta tretë, prandaj nëse dëshironi të hani pemë, zgjedhni diçka me pak fibra, siç është bananja.

Patatet e fërguara

Ushqimet e shpejta në përgjithësi përmbajnë sasi të madhe të vajit, gjë e cila shkakton probleme me sistemin tretës.

Brokoli

Perimet e ndryshme si brokoli mund të shkaktojnë probleme me sistemin tretës te disa njerëz. Ato janë në përgjithësi të shëndetshme, por nuk rekomandohen nëse do të qëndroni në aeroplan për disa orë.

Ushqime tjera të cilat duhet t’i shmangni janë: pijet freskuese, alkooli, çamçakëzët, kafja.

Ndërsa ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të hani arra, rrush të tharë, banane dhe portokaj. /Telegrafi/