Ushqimet me sasi të lartë të kolesterolit nuk shkaktojnë sëmundje të zemrës

E publikuar: 05/03/2019 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtimet përdoren afër 1032 persona të moshësh 32 deri 60 vjeç, të cilët iu nënshtruan një diete me ushqime të cilat përmbanin një sasi pak më të madhe të kolesterolit. Studiuesit vërejtën që disa prej tyre zhvilluan simptoma të lidhura me sëmundje të zemrës por të cilat nuk ishin të lidhura direkt me kolesterolin e konsumuar.

Këto studime gjithashtu arritën të konfirmojnë që zvogëlimi i konsumit të  sasisë së kolesterolit të përdorur nga këta vullnetarë, për të kryer këtë eksperiment nuk ishte e lidhur as me përmirësimin e gjendjes tek ata persona që vuanin nga arterioskleroza- sëmundje kjo e shkaktuar nga kolesteroli në gjak.

Një ndër ushqimet të cilat përmbajnë sasi të madhe të kolesterolit dhe përdoret gati se çdo ditë janë vezët. Mirëpo përdorimi normal i këtij ushqimi i cili duhet të jetë 1 vezë gjatë ditës, nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të lidhura me zemrën, sheqerin apo tensionin e gjakut./Express/