Ushqimet e servuara në çfarëdo tjetër, pos në pjatat e zakonshme (Foto)

E publikuar: 22/09/2017 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Restorantet kanë rivalitet të madh mes vete dhe përpiqen që të bëhen sa më të veçantë, për të tërhequr më shumë klientë.

Në përpjekje që të duken ndryshe, disa kanë tejkaluar çdo kufi të normales dhe janë bërë qesharakë dhe të pështirë, transmeton Telegrafi.

Vendosja e mishrave në pirunë ndaras, apo kapja e tyre sikur të jenë rrobe të lagura, duket shumë normale në krahasim me tjerat.

Paleta e ngjyrosjes, kurthet për minj apo objekti që imiton karrocën e super-marketit, janë disa nga objektet prej nga nuk do të dëshironit të ushqeheshit.

Madje, disa janë shprehur të shqetësuar se vendosja e biskotave sipër shpresës nga lëkura e kafshëve, mund të kishte pasoja për shëndetin. /Telegrafi/