Ushqimet dhe pijet që nutricionistët refuzojnë t’i konsumojnë

E publikuar: 13/01/2018 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithmonë fillimi i vitit të ri është periudhë ku shumica e njerëzve ndihen të motivuar ta ndryshojnë stilin e jetesës, por ky ndryshim nuk është gjithmonë i lehtë.

Gjithashtu, kur njerëzit mundohen të kalojnë në një stil të shëndetshëm të jetesës, shpeshherë gabojnë dhe konsumojnë ushqime të cilat njihen si të “shëndetshme”, por që në fakt janë krejtësisht të pashëndetshme, transmeton Telegrafi.

Nutricionistët kanë treguar se cilat ushqimet nuk do t’i konsumojnë asnjëherë në jetën e tyre!

Biskotat e mëngjesit

Jeraldine Curran, themeluese e ‘The Food Nutritionist’, thotë: “Konsumimi i një pakoje me biskota në mëngjes do të thotë se e keni filluar ditën duke i konsumuar gjithsej tri lugë e gjysmë gjelle sheqer. Biskotat e zakonshme përmbajnë 13g sheqer, që është më shumë se gjysma e rekomanduar e sheqerit të cilën duhet ta konsumoni. Me vetëm 4g proteinë dhe 3g fibra, ka shumë ushqime tjera të cilat mund t’i konsumoni në mëngjes në vend të një biskote të mbushur me sheqer”.

Ekspertja njëkohësisht rekomandon që në mëngjes të konsumoni ushqime të mbushura me proteina, siç janë domatet, salmoni, vezët, kërpudhat apo ndonjë jogurt grek me arra, fara, etj.

Pijet dietale

Jeraldine thotë: “Pijet dietale njihen si opsion më i mirë sesa pijet normale, por kjo nuk do të thotë se janë opsion i shëndetshëm. Në fakt, që të dyja llojet e pijeve përmbajnë sheqer, pavarësisht se pohojnë se nuk përmbajnë. Ka shumë studime të cilat dëshmojnë se konsumimi i pijeve dietale jua rritë rreziqet e sëmundjeve të zemrës, shkaktojnë probleme në veshka, e rrisin rrezikun e diabetit, etj. Prandaj, në vend të këtyre pijeve, provoni të konsumoni ujë me një rriskë limon”. /Telegrafi/