Uruguai është shpallur dy herë kampion i botës, por pse i ka katër yje në fanellë?

E publikuar: 05/07/2018 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumë prej nesh e kanë vërejtur një detaj në fanellat e Uruguait në Kampionatit Botëror.

Domethënë, uruguaianët luajnë me fanella ku mbi logon janë të vendosura katër yje.

Por, shtrohet pyetja pse i kanë katër yje pasi që kombëtarja amerikano-latine është shpallur dy herë kampion, përkatësisht në vitin 1930 dhe 1950.

Federata e Futbollit të Uruguait ka dhënë një shpjegim shumë të thjeshtë – para Kupës së Parë Botërore të vitit 1930 janë zhvilluar Lojërat Olimpike.

FIFA nuk ka qenë në gjendje të organizojë turneun, por ka marrë pjesë në organizimin e turneut të futbollit në Olimpiadë. Dhe ekipi më i mirë në ngjarjet e vitit 1924 dhe 1928 ishte Uruguai.

FIFA ka miratuar dy yje të tjerë të Uruguait në fanellë, kështu që ata kanë numër të njëjtë të titujve sikur se italianët dhe gjermanët që kanë katër sosh, gjegjësisht një yll më pak se brazilianët.

Luis Suarez (Getty Images)

Argjentinasit janë në një situatë të ngjashme. Ata ishin dy herë kampion botëror dhe olimpik, por këtë e kanë fituar në vitin 2004 dhe 2008, por që FIFA nuk i numëron ato.

Shtëpia më e madhe evropiane e futbollit ka marrë vendimin për t’i numëruar vetëm titujt olimpikë të fituar para Kupës së Parë Botërore.

Uruguai është në rrugë të mirë për të fituar yllin e pestë pasi që është në çerekfinale dhe do të ballafaqohet me Francën në Kupën e Botës në Rusi. /Telegrafi/