Urime Adem Jashari i ri ditëlindja e 18-të

E publikuar: 05/05/2020 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasardhësi i komandantit legjendar Adem Jashari, Ademi i ri, ka shënuar 18-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, kryetari i Skenderajt dhe familjari i Ademit, Bekim Jashari, ka uruar atë për ditëlindjen.

“Urime ditëlindja Adem, vazhdo të na bësh krenar duke ndjekur rrugën e gjyshit tend, emrin e të cilit e mbanë me krenari”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Sot mbushi 18 vite Ademi jonë i ri, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari.
18 vite jetë në Kosovën tonë të lirë që gjyshi yt Ademi, babushi Hamëza e të rënët tjerë aq shumë e deshën e për të cilen luftuan e ranë për të mos vdekur kurrë.

I rritur e i edukuar në frymen patriotike e të atdhedashurisë Ademi tani fillon një rrugëtim të ri, atë të përgatitjes së tij profesionale për t’i shërbyer vendit.

Urime ditëlindja Adem, vazhdo të na bësh krenar duke ndjekur rrugën e gjyshit tend, emrin e të cilit e mbanë me krenari.

Uroj që ti dhe bashkëmoshatarët tu të jetësoni amanetin e heronjve tonë, duke punuar në zhvillimin e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Gëzuar ditëlindjen Adem Lulzim Jashari!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=761800911023229&id=213279795875346?sfnsn=mo