Urdhër nga ministrja e Financave, s’ka pushime për administratën

E publikuar: 30/05/2017 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja teknike e Ministrisë së Financave në Shqipëri, Helga Vukaj, ka firmosur një urdhër për pezullimin e lejeve të administratës në ministrinë e Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë.

Mësohet se nëpunësve funksionarëve dhe punonjësve të Ministrisë së Financave dhe institucioneve të varësisë do t’u ndërpriten lejet vjetore, për periudhën 25 maj deri në 30 qershor 2017.

Në punë do të kthehen edhe ata punonjësit të cilët janë duke i kryer aktualisht lejet vjetore. Pushimet e paguara dhe përmbushjen e lejes vjetore do të mund ta realizojnë vetëm pas datë 1 korrik, shkruan gazeta Shekulli.

Tashmë Punonjësit e administratës së ministrisë, tatimeve, doganave dhe drejtorive nën varësinë e financave do të mund të planifikojnë pushimet pas datë 1 korrik 2017 sipas legjislacionit në fuqi.