Uran Ismaili: Si deputetë të opozitës ne nuk kishim mandatin që ta mbanin qeverinë

19.05.2020 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Uran Ismaili: Si deputetë të opozitës ne nuk kishim mandatin që ta mbanin qeverinë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se po të mos rrëzohej Qeveria Kurti, kjo do të thellonte krizën në të cilën gjendej vendi.

Në Deskun e KOHËS, Ismaili ka thënë se koalicioni ishte rrëzuar për shkak të betejave të brendshme të partnerëve të koalicionit, VV-LDK.

“Si qeveri, koalicioni u shkatërrua në një betejë të brendshme të partnerëve të koalicionit të cilën ne mund ta shohim tash në perspektiva të ndryshme pasi edhe kaloi një kohë. Ajo që u vërejt ishte se ajo shumicë më nuk ekzistonte. Patëm vendim të kryeministrit e një vendim të partnerit të tij që tha se më nuk do të jemi këtu e do të fillojmë mocionin e rrëzimit. Ajo ra në ato momente”, ka thënë Ismaili.

Ai ka shtuar se “si deputetë të opozitës ne nuk kishim mandatin që ta mbanin qeverinë”, kur u pyet se përse PDK-ja votoi pro rrëzimit të qeverisë.

Se a ishte vendim i duhur rrëzimi i Qeverisë Kurti në kohë pandemie, Ismaili ka thënë se po të mos votohej “do të thellohej kriza”.

“Ne mendojmë që kjo do ta thellonte krizën. Pandemia s’është çështje javore. Është çështje për të cilën shtetet po përgatiten për muaj të tërë. Ka deklarime të OBSH-së që edhe të mësohemi të jetojmë me të. S’e shohim si krizë dyjavore. Do të ishte vendim ndryshe po të ishte ashtu, por pandemia është proces i gjatë. Nëse ke qeveri që s’ka shumicë e ku kryeministri është në raport miqësor vetëm me gjysmën e qeverisë dhe raport jomiqësor me pjesën tjetër… pamë reagime të ministrave të LDK-së që thanë po ndihemi të fyer. Kam qenë vetë ministër, ti je i varur nga shumë ministra tjerë… nëse s’punoni unison, sidomos në rastin e pandemisë, kriza thellohej. Për të përfunduar, shikoni çka po ndodh me ekonominë e vendit. Kemi pako që s’po mund të realizohet sepse s’kemi shumicë në Kuvend”, ka shtuar Ismaili.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Reçica: Këtë javë procedohet për plotësim Projektligji i punës dhe lehonisë

Reçica: Këtë javë procedohet për plotësim Projektligji i punës dhe lehonisë

Hoti paralajmëroi konferencë, Qeveria tregon se a do të ketë shtrëngim të masave

Hoti paralajmëroi konferencë, Qeveria tregon se a do të ketë shtrëngim të masave

Shkencëtarët zhvillojnë mjetin që zbulon COVID-19 nga rrezet rëntgen me saktësi 83%

Shkencëtarët zhvillojnë mjetin që zbulon COVID-19 nga rrezet rëntgen me saktësi 83%

Limaj: Zëdhënësi i lirisë sonë në burg, zëdhënësi i Millosheviqit president

Limaj: Zëdhënësi i lirisë sonë në burg, zëdhënësi i Millosheviqit president

Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin nuk do të kishte UÇK

Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin nuk do të kishte UÇK

Vetëvrasje në Kremlin: Truproja i Putinit gjendet i vdekur?

Vetëvrasje në Kremlin: Truproja i Putinit gjendet i vdekur?

Abazi për LDK-në: A e kanë kuptuar këta që nuk i do populli?

Abazi për LDK-në: A e kanë kuptuar këta që nuk i do populli?

Gjysmëvjetori mund të përfundojë para kohe

Gjysmëvjetori mund të përfundojë para kohe

Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

Haskuka flet për gjendjen me Covid-19 në Prizren, kritikon masat e qeverisë

​A e dëmton testi COVID-19 trurin tonë?

​A e dëmton testi COVID-19 trurin tonë?

​Përfundon mbledhja e LDK-së, Gashi thotë se janë të gatshëm për zgjedhje

​Përfundon mbledhja e LDK-së, Gashi thotë se janë të gatshëm për zgjedhje

​A duhet të mbajnë maska njerëzit që janë shëruar nga COVID-19?

​A duhet të mbajnë maska njerëzit që janë shëruar nga COVID-19?

​Shumica e shkollave sot në pushim, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

​Shumica e shkollave sot në pushim, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Shpend Ahmeti: Prej nesër Trafiku urban falas

Shpend Ahmeti: Prej nesër Trafiku urban falas

​Gashi: Isa Mustafa e ka për obligim të gjejë zgjidhje për presidentin

​Gashi: Isa Mustafa e ka për obligim të gjejë zgjidhje për presidentin

11 të vdekur dhe 539 raste të reja me COVID-19

11 të vdekur dhe 539 raste të reja me COVID-19