Uragani tjetër Maria nis shkatërrimet e saj

E publikuar: 19/09/2017 08:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dominiku ka pësuar “dëme katastrofike” nga uragani Maria. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri i vendit Roosevelt Skerrit, në një postim në Facebook.

Uragani u përforcua në një stuhi të kategorisë së pestë , e konsideruar si “potencialisht katastrofike”, përpara se të zbarkonte në ishullin e Karaibeve.

Më parë Skerrit kishte postuar përditësime të drejtpërdrejta ku tregonte se çatia e shtëpisë, u ‘shqye’ brenda disa minutash , duke thënë se ai ishte “në mëshirën e plotë të stuhisë”.

“Frika ime më e madhe është të zgjohem me lajme për plagosje të mëdha dhe për vdekje të mundshme si pasojë e rrëshqitjeve të tokës, të shkaktuara nga shira të vazhdueshme”, shkruaji ai pasi u shpëtua nga forcat emergjente.

https://youtu.be/yaJanJB5sFg