Uragani nxjerrë në breg skeletin e lashtë, me lëkurë të ruajtur shumë mirë (Foto)

E publikuar: 20/10/2017 02:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kalimtarët në një bregdet të Irlandës, kanë gjetur skeletin e lashtë, që ka ende lëkurën e ruajtur në mënyrë të përkryer.

Këtë trup që besohet të jetë i njeriut, e kanë nxjerrë erërat e forta të uraganit Ophelia, që kanë lëvizur me shpejtësi prej 120 kilometrave në orë, transmeton Telegrafi.

Skeletin që dyshohet të jetë i vjetër rreth njëmijë vjet, e kanë dërguar në Dublin për hulumtime të mëtutjeshme.

Trupi me lëkurën shumë të ruajtur

Është ende e pashpjegueshme, se si ka mbetur lëkura e padëmtuar, ndërsa duhet të bëhen studime për format trupore që dallojnë nga njerëzit e zakonshëm. /Telegrafi/