Ura 55 kilometra e gjatë, afër përfundimit (Video)

E publikuar: 19/10/2017 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punonjësit janë duke kryer punimet e fundit, në urën e gjatë 55 kilometra në Kinë, që do të jetë më e gjata që është ndërtuar ndonjëherë mbi det.

Struktura në formë të shkronjës Y, që lidh Hong Kongun me Macaun dhe Zhuhaun – tri qytetet më të rëndësishme industriale – ka kushtuar rreth 10 miliardë euro, transmeton Telegrafi.

Afro 40 metra poshtë urës, ndodhet edhe një tunel 6.7 kilometra, që ndihmon për të shkuar në një port detar.

Objekti që ka filluar të ndërtohet më 2009, pritet të përfundojë në fund të muajit që vjen, ndërsa udhëtimin që është bërë për tri orë pritet ta shkurtojë për gjysmë ore.

Në ndërtimin e saj u shpenzuan 230 mijë tonelata metali, sa 60 herë që ka Kulla e Ajfelit. /Telegrafi/