UnniGames lajmëron publikimin e versionit beta të lojës së tyre“Keys of Triumph”

E publikuar: 19/11/2018 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UnniGames, lajmëron publikimin e lojës së tyre të parë, “Keys Of Triumph” – Një lojë multiplayer 3D, e para në Shqipëri e kësaj përmase, e cila mund të luhet në browser, mobile apo PC ( Windows, Linux, Mac).


“ Keys of Triumph” është një botë virtuale 3D ku ju luani me mijëra lojtarë të tjerë pa pasur nevojë të instaloni gjë, direkt nga browser-i juaj. Ju zgjidhni të bëheni pjesë e një prej shteteve, Arvidea, Aragos apo Danji, filloni lojën në moshën 18 vjeçare dhe gradualisht plakeni.

Gjatë jetëgjatësisë tuaj, ju do ju duhet të zotëroni aftësi të ndryshme, të ndihmoni personazhet në lojë me misionet e tyre dhe të mbroni territoret e shtetit tuaj nga pushtimet apo të pushtoni territore të shteteve të tjera.


Ju gjithashtu do të mund të krijoni grupimin tuaj brenda në lojë dhe të zgjidhni një mbret për shtetin tuaj ose të kandidoni si një I tille.

Çdo gjë që ju bëni në lojë ndikon në krijimin e reputacionit tuaj. Në përfundim të jetës së karakterit, ju menjëherë do të keni mundësinë të zgjidhni pasardhësin/ pasardhësen duke trashëguar pasurinë dhe një pjesë të reputacionit.

Në qendër të “Keys Of Triumph” janë dhe gurët legjendar të cilët janë unik dhe secili jep aftësi të jashtëzakonshme dhe të veçanta për karakterin që e mbart. Nëse nuk doni të merrni pjesë në luftën ndërmjet shteteve dhe doni të luani i/e vetëm/e, ju mund të eksploroni fushat e shumta të nëndheshme ku do të gjeni përbindësha dhe armë legjendare.

Disponueshmëria – “Keys of Triumph” është planifikuar të dalë në beta në 1 Mars të 2019 dhe për audiencën e gjerë në 1 Shtator të 2019.

Kërkesat e sistemit – Kompjuteri juaj duhet të ketë një minimum prej 2GB kujtesë sistemi ( System Memory ) dhe një kartë grafike që suporton WebGl me të paktën 512 MB kujtese video ( Video Memory ). Rekomandohet që të keni të paktën 4 GB kujtesë sistemi.

Rreth Unnigames – UnniGames është një publikues lojërash kompjuterike i specializuar në lojra crossplatform që ekzekutohen në browser pa plug-in. Ata janë pjesë e UnniTech sh.p.k qe prej 1 janar 2018.

Bëhuni pjesë e testuesve beta të lojës ose qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të reja, duke vizituar në http://kot.unnigames.com.