UNMIK/EULEX në listën e uzurpatorëve

E publikuar: 01/03/2016 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në listën e uzurpatorëve të ndërmarrjeve shoqërore, të publikuar këto ditë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), figurojnë edhe emrat e dy misioneve më të mëdha ndërkombëtare në vend, UNMIK dhe EULEX, shkruan portali ‘INFOKUSI.com’.

Sipas kësaj liste, këto dy misione, misioni i OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe me pas ai i BE-së (EULEX) prej vitit 1999 vazhdojnë ta mbajnë të uzurpuar ndërmarrjen shoqërore ‘Savremeni Dom’ në Mitrovicën Jugore, raporton ‘Infokusi.com’.

Kjo ndërmarrje që tashmë mbahet e uzurpuar nga misioni i BE-së për sundim të Ligjit në Kosovë ka një sipërfaqe prej rreth 8300 metra katror./INFOKUSI.COM/

12788407_831001557032161_1711228023_o