Universiteti i Prishtinës me marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Moskës

E publikuar: 22/02/2018 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Moskë, Universiteti I Prishtinës me seli në Mitrovicë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin shtetëror të rrethit të Moskës, transmeton Koha.net.

Marrëveshja, siç n njofton KoSSev, parasheh këmbimin e studentëve e të profesorëve, organizmin e shkollave verore, bashkëpunim shkencor-hulumtues dhe organizim të përbashkët të programeve të studimeve master.

Marrëveshja është me ndihmën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e marrëveshje të tillë ky universitet ka edhe me Universitetin në Belgorod.

Universiteti i studentëve serbë në veri të Mitrovicës, që është anëtar i Asociacionit të Universiteteve të Europës, ka paralajmëruar se do të nënshkruajë edhe marrëveshje të tjera me universitete ndërkombëtare./koha.net/