Universiteti i Gjakovës merr vendim për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për ish Kongresistin Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

17.07.2020 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Universiteti i Gjakovës merr  vendim për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” –  Post mortem për ish Kongresistin Thomas Peter ‘Tom’ Lantos

Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur më datë 17 korrik 2020,  mori  vendim për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” – Post mortem për ish Kongresistin amerikan z. Thomas Peter ‘Tom’ Lantos, më motivacionin: “Për merita dhe kontribut të jashtëzakonshëm për konsolidimin e paqes dhe promovimin e vlerave njerëzore, për mbështetjen e përhershme në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës”.

Universiteti i Gjakovës, iu përgjigj pozitivisht iniciativës së filluar nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”, që u përkrah edhe prej institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës, Kosovo Jewish Organization, komunitetit hebrej në Kosovë, organizatave studentore të UGJFA-së dhe shoqërisë civile.

Ceremonia e dhënies së titullit do të organizohet në momentin e përshtatshëm dhe në koordinim me institucionet relevante.

Tom Lantos ishte pjesë e Kongresit amerikan nga viti 1980  deri më 2008 dhe nga viti 2007 ishte kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve si i mbijetuar i  Holokaustit. Ishte ndër kongresistët e parë amerikan që e vizitoi Kosovën në një periudhë të vështirë në qershor të vitit 1990. Z. Lantos ndikoi shumë në ngritjen e çështjes së Kosovës tek institucionet më të larta vendimmarrëse në SHBA.

Është nder dhe privilegj që UGJFA-ja të dekorojë më titullin më të lartë ish Kongresistin amerikan Tom Lantos, që bëri shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, tha në arsytimin e vendimit para Senatit,  rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”,  Prof. Ass. Dr Artan Nimani.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

Pas ndalimit të importit të vajit të palmës, fermerët anulojnë protestën

Veseli thotë se nuk bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në

Veseli thotë se nuk bëhen pjesë e qeverisë Hoti, kritikon ashpër VV-në

Veseli: Delegacioni ynë dështoi në ShBA, nuk rezultoi me njohje, por u fol vetëm për resurset ekonomike

Veseli: Delegacioni ynë dështoi në ShBA, nuk rezultoi me njohje, por u fol vetëm për resurset ekonomike

​Tahiri adreson tri çështje në Bruksel

​Tahiri adreson tri çështje në Bruksel

Vjosa Osmani: Në LDK do të kthehesha nëse reformohet

Vjosa Osmani: Në LDK do të kthehesha nëse reformohet

​Gjykata Speciale nuk komenton vërtetësinë e dosjeve të dala në publik

​Gjykata Speciale nuk komenton vërtetësinë e dosjeve të dala në publik

Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë të zbatohet siç është nënshkruar

Ambasadori amerikan: Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë të zbatohet siç është nënshkruar

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur hetimet për dokumentet e dërguara në OVL UÇK

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka nisur hetimet për dokumentet e dërguara në OVL UÇK

Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Pesë të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orësh në Kosovë

Pesë të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orësh në Kosovë

50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

​Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj

​Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet në vend

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet në vend

Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi

Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi

Meral Sadriu-Vokshi emërohet drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Gjilan

Meral Sadriu-Vokshi emërohet drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Gjilan