Universiteti i Gjakovës i bashkohet VALA-s

E publikuar: 10/07/2018 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” vendosi t’i bashkohet operatorit publik, Vala, duke nënshkruar një marrëveshje, e cila përfshin marrjen e shërbimeve të Vala-s nga ana e stafit menaxhues, profesorëve dhe tërë personelit tjetër administrativ.
Të gjithë zyrtarët e këtij universiteti tash e tutje do të jenë në rrjetin e VALA-s duke përdorur numrat PostPaid, ndërsa tri objekteve universitare të këtij qyteti, Telekomi i Kosovës do t’u mundësojë telefoni fikse, kabëll optik për shërbime studentore si dhe internet të shpejtë.

“Më gëzon jashtëzakonisht fakti që çdo ditë e më shumë shërbimet tona janë duke u mirëpritur nga të gjithë konsumatorët, ndërsa ardhja e institucioneve akademike në Vala, është poashtu një tjetër premisë se rrjeti ynë, që përfshinë produktet dhe internetin e shpejtë, jo vetëm që janë më cilësore, por duhet gjithnjë e më tepër t’i avancojmë”, deklaroi Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli.

Para Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, univesitete dhe kolegje të tjera me numër të madh të studentëve dhe pedagogëve, kanë kaluar në VALA.

“Nga dita e sotme do të kemi shumë më të lehtë për të dinamizuar komunikimin brenda institucional, por në anën tjetër nga kjo mundësi teknike e VALA-s, do të përfitojnë edhe studentët tanë nga shpejtësia e internetit që do të na ofrohet”, theksoi Prof. Dr. Shaban Buza, rektor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Telekomi i Kosovës/Vala, me ofertat dhe shërbimet që ofron është duke u bërë tërheqës për të gjitha kategoritë shoqërore dhe grupmoshat e konsumatorëve.