Unitedi i interesuar në Kanten

E publikuar: 19/11/2018 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

N’Golo Kante ka përfunduar në listën e dëshirave të rivalit të Chelseat, Manchester Unitedit.

Trajneri i Djajve të Kuqë, Jose Mourinho po kërkon një nënshkrimin e ri të mesfushës.

E gjithë kjo pasi Nemanja Matic ka ulur nivelin e tij dhe ardhja e re, Fred, ende nuk po arrin të ambientohet me Ligën Premier.

Sipas mediumit CaughtOffside, Manchester Unitedi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin francez të Chelseat, Kante.

Raporti pretendon se Unitedi ka bërë interesin fillestar me përfaqësuesit e Kante për një transferim të tij.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse Kante dëshiron të bashkohet me rivalët e Bluve në Ligën Premier.

Edhe në rast dëshire për largim, mesfushori francez është objektiv i shumë skuadrave dhe Unitedi nuk do ta ketë të lehtë.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e 27-vjeçarit. /Telegrafi/