Unitedi i gatshëm t’i ofrojë Matas rinovim të kontratës

E publikuar: 26/11/2018 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është folur shumë se aventura e Juan Matas me Manchester Unitdin do të përfundojë gjatë verës ose afatit kalimtar të janarit.

Por, duket se këto zëra i kanë hapur sytë Djajve të Kuq, të mendojnë t’i ofrojnë rinovim kontratë spanjollit.

Ish-mesfushorit të Chelseat i skadon kontrata në qershorin e 2019, por Jose Mourinho dëshiron ta mbajë atë në skuadrën e tij.

Juan Mata gjatë ndeshjes Manchester United dhe Huddersfield Town në Old Trafford (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Sipas Daily Star, Unitedi do t’i ofrojë kontratë tre vjeçare Matas dhe shpresojnë në një përgjigje pozitive nga 30-vjeçari.

Deri më tani në sezonin 2018/19 në Ligën Premier spanjolli është paraqitur në dhjetë ndeshje për Man Utd, gjashtë si titullar dhe katër nga banka rezervë.

Ai ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar një asistim në kampionatin elitar anglez.

Në përgjithësi ai ka 200 ndeshje për Unitedin në të gjitha garat në gjashtë sezonet e tij, ku ka arritur të shënojë 42 gola. /Telegrafi/