Unitedi e ndoqi nga afër Koulibalyn ndaj Liverpoolit

E publikuar: 18/12/2018 04:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United ka dërguar skautë apo për të parë nga afër qendërmbrojtësin e Napolit, Kalibou Koulibaly.

Djajtë e Kuq u mposhtën nga Liverpooli 3-1 të dielën pasdite dhe tani janë 19 pikë pas tyre si liderë të Ligës Premier.

Menaxheri Jose Mourinho është i dëshpëruar dhe kërkon përforcime në mbrojtje gjatë afatit kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi i Napolit, Koulibaly është objektivi i tij i parë për të përforcuar repartin e ‘dështuar’ të Unitedit.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Sipas mediumit anglez The Sun, United ka pasur kohëve të fundit skautë në tribuna për të parë nga afër qendërmbrojtësin e Senegalit.

Një burim i vjetër i ekipit nga Old Trafford ka deklaruar se: “Klubi kishte njerëz në stadium dhe nuk ishte vetëm për të shikuar lojën e Liverpoolit ndaj Napolit”.

Koulibaly gjatë një dueli me Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Ata donin të shihnin Koulibalyn kundër një kundërshtari anglez, pasi e shikuan atë disa herë në Itali”.

“Ai i impresionoi të gjithë dhe nevoja për lojtarë në pjesën e prapme nuk ka qenë kurrë më e dukshme”.

Është raportuar se Unitedi janë të gatshëm të paguajnë 90 milionë funte apo mbi 100 milioën euro për 27-vjeçarin. /Telegrafi/