“Unitedi duhet ta transferojë Dybalan, ai është magjik”  

E publikuar: 14/12/2017 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Ray Wilkins beson se Jose Mourinho duhet të lëvizë për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Wilkins mendon se Dybala është lloji i vetëm i lojtarit që trajneri portugez, Mourinho, duhet të nënshkruajë.

“Nëse Unitedi nënshkruan me atë, Man City do të duhet ta vetëm të shikojë”, ka thënë fillimisht Wilkins për Sporting Bet.

“Ai është një nga ata lojtarët e aftë të Amerikës së Jugut që do të ndezin Ligën Premier”.

Dybala gjatë ndeshjes së fundit në kampionat ndaj Interit (Getty Images)

“Nëse do të isha një kryetar i një skuadre të madhe nga gjashtë klubet, do t’u thosha atyre të shkonin në Amerikën e Jugut për të zbuluar një sulmues të vogël, të shkathët”,

“E gjitha, sepse këta djem nga Amerika Latine po bëhen lojtarë të klasit botëror, ashtu sikurse Dybala”.

“Ai është një futbollist magjik, punon shumë në fushë dhe jashtë fushës dhe do të ishte një pasuri për Ligën Premier”, përfundoi ish-mesfushori i Djajve.

Ndryshe, për Dybalan interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat e mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi. /Telegrafi/