Unitedi asnjëherë nuk paraqiti ofertë për Maguiren

E publikuar: 17/08/2018 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat angleze kanë zbuluar se Manchester Unitedi asnjëherë nuk paraqiti një ofertë këtë verë për mbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.

Vera ishte e nxehtë për Djajtë e Kuq, të cilët ishin të interesuar në përforcimin e skuadrës së tyre për sezonin e ri.

Njëri nga emrat më të përfolur padyshim se ishte emri i mbrojtësin anglez, Maguire, por që as ky nuk u transferua në Old Trafford.

Megjithatë, mediumi anglez The Telegraph raporton se Unitedi nuk ka paraqitur asnjë ofertë për mbrojtësin Maguire gjatë verës.

Maguire gjatë një dueli me Salah (Getty Images)

Leicester tani janë në bisedime të avancuara me Maguire mbi një kontratë të re dhe të përmirësuar me ish-kampionin e Ligës Premier.

Maguire ende ka katër vjet të mbetura në marrëveshjen pesë vjeçare që ai nënshkroi në King Poëer Stadium kur u transferua nga Hull në qershor 2017.

Por, Dhelprat janë gati të shpërblejnë yllin e tyre të mbrojtjes me një pagë prej  75 mijë funtësh në javë. /Telegrafi/