United dhe City në ‘luftë’ për Boateng

E publikuar: 22/03/2018 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubet nga Mançesterit janë vënë pas mbrojtësit të Bayern Munich, Jerome Boateng.

Lojtari edhe pse ka kontratë deri në vitin 2021, dëshiron një eksperiencë të re.

Boateng më parë ka qenë pjesë e Manchester City për një vit para se të kalojë te Bayern Munich në vitin 2011.

Jerome Boateng i Bayern Munchen. (Photo by Boris Streubel/Getty Images)

Aty ai u kthye në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë, me paraqitjet e tij fenomenale.

Ai i ka bërë 250 paraqitje me klubin gjerman ku e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Boateng është i rëndësishëm edhe për Kombëtaren gjermane ku ka zhvilluar 68 ndeshje, duke e fituar Kupën e Botës në vitin 2014.

Jerome Boateng i Gjermanisë . (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Pep Guardiola ka punuar me Boatengun te Bayern Munich, ku i ka lënë përshtypje.

Në anën tjetër Manchester United janë në kërkim të një mbrojtësi. /Telegrafi/