Unikkatil u kundërpërgjigjet serbëve, shanë ata që ia shqyen postierin

E publikuar: 27/07/2019 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Unikkatil u është u kundërpërgjigjur sebërve.

Unikkatil sonte do të performojë në qytetin e Mitrovicës.

Para pak minutash ai e ka postuar një foto në llogarinë e tij në Facebook ku edhe i ka sharë publikisht ata që ia shqyen postierin rrugës për në Gjilan.

Koncerti madhështor u paralajmërua shumë herët e postieret u vendosën në qytete të ndryshme të Kosovës.

Qyteti i Mitrovicës i ndarë në “dy pjesë’” do të shndërrohet në epiqendër të një manifestimi të madh i cili pashmangshëm do të marrë doza patriotike.
Mirëpo kujtojmë se ky koncert nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti serb në Mitrovicë. Ditë më parë u mësua se një poster që lajmëron për koncertin e Unikatil i vendosur rrugës për në Gjilan është zhargavitur nga serbët. Pritet që në këtë koncert të ketë një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve.