UNICEF: 300 milionë fëmijë thithin ajër toksik

E publikuar: 31/10/2016 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 300 milionë fëmijë në botë jetojnë në zona me ajër shumë toksik, thuhet në një raport të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Rreth 220 milionë e këtyre fëmijëve jetojnë në Azinë Jugore, në zona ku ndotja e ajrit është gjashtë herë më e lartë se normat ndërkombëtare, të vëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake, tha se ndotja e ajrit është një “faktor i madh kontribues në vdekjen e rreth 600,000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo vit”.

UNICEF u bëri thirrje qeverive, të cilat do të takohen në Marok muajin e ardhshëm për të biseduar për ngrohjen globale, që të kufizojnë përdorimin e lëndëve të caktuara djegëse.

“Asnjë shoqëri nuk mund të përballojë injorimin e ndotjes së ajrit”, tha Lake./rel/