Unë, punëtor krahu, me dashnore!

E publikuar: 15/01/2017 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Vera njëherë vjen kah dera”, thotë një fjalë popullore. E, fati deshi që unë atë “verë” e shijova në maksimum. Si ndodhi?, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Meti, nga Peja.

Edhe pse jam i martuar dhe kam fëmijë, ende e kujtoj me ëndje vitin 1990, kur për herë të parë e kuptova se çka është dashuria dhe çka është seksi i vërtetë. Si fshatar i pa dalë nëpër dynja, e kuptova se përpos sakrificës për të fituar para, që në atë kohë mendoja se ishte gjithçka në jetë, ekziston edhe diçka që të bën të ndihesh më i lumturi në botë, edhe kur nuk e ke në xhep asnjë metelik. Në banesën që zura me qira në Pejë, ditët e para më dukeshin sikur të isha një i burgosur. Pata mësuar vetëm një rrugë: banesë – tregu i argatëve. Sepse, te tregu i argatëve prisnim për të gjetur ndonjë punë dite. Mbrëmjeve ndihesha sikur i plagosur dhe mezi prisja të shtrihesha në krevat. Megjithatë, duhej të punoja, sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbetur në Pejë dhe jo të kthehesha në Rugovë, në fshatin tim malor, për t’u marrë me bagëtinë dhe punët e livadheve. Si ma solli Zoti bukuroshen në derë? Dhe, një pasdite, derisa rrija në shtrat, sepse tërë ditën ra një shi i prajshëm, trokiti në derë dikush. E hapa derën dhe pash një vajzë. – Mirëdita! – mu drejtua vajza. Unë mbeta i stepur. Ishte kontakti i parë që kisha në Pejë me një femër. Për pak sa nuk më ra të fikët, sepse kurrë nuk kisha parë femër të jetë përballë meje, edhe pse i kisha mbushur të njëzetat që moti. Jetë fshati më… S’ta qante kush hallin nëse je pjekur apo jo, para se të martoheshe… – Jam Lumja… Nëna më dërgoi t’u lus për një ndihmë të vogël.

Vajza e hetoi se m’i kishte marrë mendtë, por, si dukej, i pëlqente kur mashkulli lëpihej pas saj. Pranoi të ulej për një çast, gjoja sa për t’më treguar se çka i nevojitesha nënës së saj, por që me lëvizjet dhe përdredhjet e trupit, ma luante trurin nga koka. Herë vënte njërën këmbë mbi tjetrën, e herë i ndërronte, duke ekspozuar gjithnjë e më tepër pjesën e brendshme të kofshëve. E gjora, nuk e dinte se unë kurrë nuk kam pasur femër aq të zbuluar dhe aq pranë vetes! Pasi ma sqaroi se çka kërkonin të punoja u nisëm për në shtëpinë e saj. Me nënën e Lumes biseduam për ca dru, duhej t’i çaja dhe t’i palosja në bodrum, ndërkohë që ajo do më paguante. E pranova atë punë, jo shumë me dëshirën se do të fitoja ca para, sa për faktin që të jem afër Lumes, në të cilën u dashurova që në shikim të parë. Përderisa nuk e shihja atë, sytë më shkonin te nëna e saj, e cila dukej të ishte një zonjë që kujdesej shumë për trupin dhe pamjen e vet.

Ato dru, që kisha për detyrë t’i çaja dhe t’i palosja, nuk kishin qenë ndonjë gjë e vështirë. Por, zotnillëku i qytetarëve kuptohej pikërisht në këtë, ku asgjë fizike nuk punonin… Përderisa unë punoja, në tarracë doli edhe Lumja, e cila bashkë me nënën m’i shikonin muskujt në pjesën e sipërme të trupit, të cilin e kisha lakuriq dhe fuqinë që demonstroja me ato dru. Dukej qartë se pamja ime i joshte, pavarësisht pozitës që kisha si fshatar i thjeshtë dhe punëtor krahu. – Eja pusho pak… Lumja të sjellë lëng molle, i cili do të freskojë dhe do marrësh mjaft vitamina… – më tha zonja. – Ç’i duhen vitaminat?! E sheh sa i fortë është… – ia priti me shaka Lumja. Zonja më sillej rreth trupit… Përderisa i palosja drutë në bodrum, zonja shpesh qëndronte pranë meje, duke më sqaruar se ku dhe si t’i vendosja ato dru. Shpesh ulej për të larguar ndonjë gjë nga ai vend, por që më kallte, kur bythët m’i ekspozonte aq mirë, sa që i shikoja me ëndje… O zot, mendoja në vete, kjo do më alivanos me këto sjellje! Nuk guxoja të bëja ndonjë veprim, nga frika se do të humbisja çdo shans, edhe pse e nuhata qartë se ajo më dëshironte. Pas pak e thirri Lumen dhe i dha një detyrë, që të shkonte diku. Ky ishte edhe sinjali i qartë për mua se kishte ardhur koha që të mbesim vetëm ne të dy… Duke u ballafaquar me pastrimin, në një çast ajo m’i mbështeti shpatullat e këmbëve për trupin tim, kur pa se nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë “marri” dhe se isha frikacak në këtë drejtim. Prandaj, gjithnjë e më shpesh, kinse pa dashje, m’i fërkonte shpatullat rreth trupit tim… Dhe, në një çast më pëlciti truri dhe e rrëmbeva për vithe me të dy duart e mia. Edhe pse u skuqa i tëri, duart e mia lëvizën pa kontroll mbi trupin e saj… Fjalët dhe gjëmat e saj më eksitonin aq fort, sa që më bëri ta harroja edhe Lumen, në të cilën më mbeti syri që në shikimin e parë. Fundja, me siguri, zonja e di më mirë “punën” sesa vajza e saj, e që dukej të ishte paksa më e ngurruar…/Meti / Kosovarja/