“Unë kam lindur një përbindësh”, rrëfehet nëna e vajzës që lëvdoi xhihadistët rreth krimeve të fundit

E publikuar: 27/11/2015 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e vajzës ruse, që ka udhëtuar drejt Sirisë, në rrëfimin e saj emocional, nuk ka hezituar të thotë se ajo ‘ka lindur një përbindësh’.

Vajza e saj, Fatima Dzhafarova, 20, me ndërgjegjje të plotë ka lëvderuar ‘vëllezërit’ e saj xhihadistë që kryen sulmin në Paris dhe që rrëzuan aeroplanin rus në Gadishullin e Sinait.
Reagimi i vajzës ka ngjallur zemërim në mesin e rusëve, të cilën vajzën e kanë quajtur si të ‘sëmurë’, ‘prostitutë të ISIS-it’, ndërsa ndër të tjera i kanë shkruar ‘që le të digjet në ferr’, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Blic.

“Është më mirë të mos kesh fëmijë, sesa të jesh nëna e një terroristeje. Vetëm atëherë e kupton se çfarë është një përbindësh,” është shprehur nëna e saj.
“Është e veshtirë për çdo nënë. Sigurisht, që asnjë nënë nuk  e pranon që fëmija i saj është përbindësh, por unë dua të jem e ndershme dhe dua ta pranoj që i kam dhënë jetë një përbindshi,” shtoi ajo.

2ED8FF1100000578-3336062-image-a-4_1448616268484

Nëna e Fatimës rrëfen se ajo ishte vajzë e edukuar dhe e matur, deri në momentin kur shkoi në universitet, ku edhe u takua me ‘rekrutuesin’ e saj të njohur si Adbullah, transmeton Gazeta Blic.
Ajo është shprehur se nuk pret që vajza e saj të kthehet në shtëpi, pasi ajo tashmë është e rrënuar nga konfliktet në Siri.
“Nëse ajo jeton me rekrutues, ajo tashmë di shumë gjëra,” tha ajo. “Vështirë se do të mbijetojë e gjallë. Një plumb do të jetë çmimi i jetës së saj. Sesa e dhimbshme është kjo, vetëm une e di, por jam shumë e sigurtë që unë më kurrë nuk do takoj vajzën time.”

Para obsesionit të saj me Islamin radikal, Fatima ishte disajnere e modës, ndërsa nëna e saj shton se ajo u rrit me një familje normale.
Nëna e saj ishte myslimane, ndërsa babai ortodoks, por që asnjëri nga prindërit e saj nuk ishin praktikues të religjionit, transmeton Gazeta Blic.

Pas tre muajsh në universitet, Fatima kishte ndryshuar në mënyrë dramatike. Ajo refuzonte të festonte Krishlindjet, gjersa nëna e saj rrëfen se ajo e shkatërroi pemën e Krishlindjeve.
Më pas ajo kishte filluar të mbulonte kokën me shami dhe pas pak kohe, Abdullahu, rekrutuesi i saj kishte kërkuar të martohej me Fatimes, ndërsa i kishte bërë të ditur se ai kishte edhe tri gra tjera dhe kishte fëmije më to.
“Njëra nga gratë e tij ishte shtatzanë kur ai dëshironte të marohej me bijën time,” tha nëna e Fatimës.
Përpjekja e saj qe e kotë të ndalonte vajzën për të marrë një vendim të tillë, saqë ishte detyruar t’a lidhte edhe për radiator.

Fati i keq së vajzës së saj doli në shesh pas rrahjes brutale të Samra Kesionovic, e cila kishte tentuar të largohej nga militantët e ISIS-it.  Përgatiti: Gazeta Blic