“Unë jam Fatos Nano”: Garda nuk e lejon ish-kryeministrin të parkojë tek stadiumi (Video)

E publikuar: 10/10/2017 01:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano është filmuar sot në qytetin e Shkodrës ku në qendër të vëmendjes së publikut ka qenë ndeshja e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Telegrafi, ajo që ka rënë në sy ka qenë momenti kur Nano nuk është lejuar që të parkonte veturën – që e drejtonte vetë – pranë stadiumit “Loro Boriçi”.

Madje kjo nuk i është lejuar edhe pasi ai është “prezantuar”.

“Unë jam Fatos Nano”, i është drejtuar ai gardistit.

E ushtari i gardës i është përgjigjur: “Unë të njoh, por nuk lejohet”. /Telegrafi/

Fotografia kryesore: ILUSTRIM